KONKURS
“HEALTH PHARMA” ShPK shpall konkurs për poziten:
Agjent i marketingut
Përgjegjësitë:
- Prezantimi i produkteve farmaceutike në institucionet shëndetësore, ne regjione te caktuara;
- Përcjellja e tregut për produktet përkatëse;
- Përgatitja e raporteve në baza të rregullta lidhur me aktivitetet e kryera;
- Detyra tjera varësisht nga nevojat e firmës.
Kushtet që duhet plotësuar:
- Diplomë universitare (përparësi kanë degët e mjekësisë);
- Patentë shoferi kategoria B;
- Aftësi të mira komunikuese dhe të punës në ekip;
- I motivuar për punë;
- Eksperienca në këtë fushë është avantazh;
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është 25 Maj 2025!
Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.