Kompania inovatore Troikon po rritet me hapa të sigurt, duke zgjeruar praninë e saj edhe jashtë kufijve të Kosovës. Si pjesë e këtij zhvillimi, jemi në kërkim të dy praktikantëve për pozitën Account Manager Intern, që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në një ambient dinamik dhe ndërkombëtar.
Detyrat kryesore
- Asistimi në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët.
- Koordinimi i kërkesave të klientëve me ekipet përkatëse brenda kompanisë.
- Përgatitja e dokumentacionit dhe raporteve të thjeshta për projekte aktive.
- Mbledhja dhe analizimi i feedback-ut nga klientët.
- Kontribut në zhvillimin e strategjive për përmirësimin e shërbimeve.
Çfarë kërkojmë
- Student/e apo i/e sapodiplomuar në fushat e biznesit, marketingut apo komunikimit.
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
- Organizim dhe përkushtim ndaj detajeve.
- Njohuri bazë të mjeteve digjitale dhe MS Office / Google Workspace.
- Gjuha angleze – niveli mesatar ose më lart.
Çfarë ofrojmë
- Ambient pune mbështetës dhe me ritëm dinamik.
- Trajnim dhe mentorim të vazhdueshëm.
- Mundësi reale për punësim pas përfundimit të praktikës.
- Përfshirje në projekte reale dhe ndërkombëtare.
CV te dergohen ne email-in [email protected] dhe ne subjekt te ceket aplikimi per Account Manager Intern intern
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu