Shield Recruitment & HR kërkon Administrator i Sistemit ( 1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e IT-së me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemeve IT;
- Raportimi për çdo shkelje të sigurisë së serverëve ose e-mail-eve;
- Menaxhimi i kopjeve rezervë (backup) të sistemeve;
- Përditësimi i sistemeve operative dhe ndryshimi i konfigurimeve;
- Konfigurimi dhe instalimi i pajisjeve dhe programeve të reja;
- Aktivizimi dhe mirëmbajtja e të gjitha pajisjeve të sistemit IT;
- Kontaktimi i ofruesve ose kontraktorëve të palëve të treta për zgjidhjen e problemeve që nuk mund të rregullohen brenda kompanisë;
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i profileve/llogarive të përdoruesve dhe rivendosja e fjalëkalimeve;
- Menaxhimi i komunikimit me e-mail dhe zgjidhja e problemeve që lidhen me të;
- Ndjekja dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të IT-së;
- Dokumentimi i sistemit;
- Ruajtja e sigurisë së sistemit, dokumentimi i konfigurimit të tij, dhe raportimi i problemeve të sistemit;
- Raporton tek Inxhinieri i Sistemit;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike (ose fusha të ngjashme);
- Të paktën 2 vite përvojë në fushën e IT-së;
- Njohuri të avancuara mbi sistemet operative Windows Server / Desktop;
- Certifikim Microsoft (MCSE) ose certifikime të ngjashme në programe përkatëse (e dëshirueshme);
- Njohuri të thella mbi rrjetet LAN/WAN;
- Administrimi dhe konfigurimi i Microsoft IIS;
- Menaxhimi i teknologjive të virtualizimit të serverëve si VMWare Server/ESX ose Microsoft Hyper-V/Virtual Server;
- Certifikime Cisco CCNA/CCNP ose MCITP Server;
- Administrimi i përdoruesve dhe grupeve në Active Directory/LDAP;
- Aftësi për të diagnostikuar problemet e rrjetit, përfshirë infrastrukturën bazë të rrjetit;
- Projektim, konfigurim dhe mirëmbajtje e rrjeteve LAN me rutim dhe ndërrim (routing & switching);
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Maj 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.