THIRRJE PËR APLIKIM
Përkrahje për digjitalizimin e NMVM-ve
Data e publikimit: 30 Prill 2025
Afati i fundit për aplikim: 30 Maj 2025
Përmbledhje e projektit
Digital Innovation Gateway for Kosovo (DIG-4K) është një iniciativë që ka për qëllim përshpejtimin e transformimit digjital të Kosovës dhe pozicionimin e vendit si një qendër rajonale për inovacionin digjital, zhvillimin e aftësive dhe sipërmarrjen. E udhëhequr nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, projekti funksionon me një konsorcium prej nëntë anëtarësh nga sektori privat, sektori publik dhe akademia. Iniciativa është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit “Evropa Digjitale” (DIGITAL) 2021-2027, si dhe nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Ekonomisë.
DIG-4K ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve digjitale në sektorë të ndryshëm, duke ofruar mbështetjen e nevojshme kryesisht për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe organizatat e sektorit publik.
Përmes një serie aktivitetesh të synuara, EDIH DIG-4K promovon adoptimin e teknologjive të avancuara digjitale, veçanërisht në sektorë si financat (e-komerc, fintech), shëndetësia, arsimi, mjedisi, bujqësia, bioteknologjia, industria kulturore dhe kreative, qytetet e mençura (Smart Cities) dhe sektorë tjerë duke mbështetur gjithashtu sipërmarrjen dhe shërbimet e orientuara nga inovacioni.
Llojet e Shërbimeve të EDIH
Duke u nisur nga dispozitat e Programit “Digital Europa 2021-2027”, Qendrat Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIH) ofrojnë shërbime që mbështesin sektorët publik dhe privat në procesin e transformimit digjital të ekonomisë dhe shoqërisë, si dhe në nxitjen e inovacionit. Këto shërbime lidhen me fushat e mëposhtme:
Ofruesit e Shërbimeve
Ofruesit e shërbimeve të përmendura në këtë Thirrje Publike janë anëtarët e mëposhtëm të konsorciumit të DIG-4K:
Transformoni biznesin tuaj përmes përkrahjes nga Qendra e juaj Evropiane për Transformim Digjital (EDIH DIG-4K)!
Përfituesit e Shërbimeve
Mbi Tetëdhjetë (80) NMVM (Ndërmarrje Mikro, Vogla dhe të Mesme) do të përzgjidhen për mbështetje për zhvillimin e strategjive për transformim digjital. Transformimi digjital i NMVM-ve me model aktual biznesor mbështetet në qasje të strukturuar për NMVM-të e përzgjedhura, përfshirë vlerësimin e maturitetit digjital (Digital Maturity Assessment) dhe Vlerësimin e Nevojave për Digjitalizim (Needs Assessment) duke përfshirë edhe hartimin e planit apo strategjisë për transformim digjital. Më saktësisht, NMVM-të e përzgjedhura për mbështetje do të ju sigurohet ekspertizë për vlerësimin e modelit të biznesit, të proceseve, dhe të kulturës së punës, me qëllim përgatitjen e udhërrëfyesit për transformimin digjital (strategjinë).
E drejta e aplikimit
Thirrja është e hapur për të gjitha NMVM-të e regjistruara në Kosovë para datës 30 Prill 2025.
Ju lutemi referojuni detajeve lidhur me të drejtën e aplikimit dhe kritereve, të shpalosura në Shtojcën e bashkangjitur më poshtë në faqen 4 “Kriteret – Procesi i aplikimit dhe procedurat”.
Më shumë informata për Thirrjen për Aplikim: https://itp-prizren.com/dig-4k/calls-publications.html
Procesi i aplikimit
Aplikimi është i hapur prej datës 30 Prill 2025 deri më 30 Maj 2025
VËREJTJE: Vlerësimi dhe përzgjedhja e fituesve nga ana e komisionit do të bëhet gjatë periudhës sa është e hapur thirrja, përkatësisht çdo fundjavë të kësaj periudhe: 2 Maj, 9 Maj, 16 Maj, 23 Maj dhe 30 Maj. Nëse gjatë kësaj periudhe arrihet numri prej 80 NMVM-ve, thirrja do të konsiderohet e mbyllur dhe do të publikohet njoftimi per mbylljen e saj.
Palët e interesuara NMVM-të mund të aplikojnë duke plotësuar formularin e aplikimit në linkun vijues: APLIKO KËTU
Statusi për dorëzimin e suksesshëm të aplikacionit do të konfirmohet përmes njoftimit me email në adresën e njëjtë të dhënë në formularin e aplikimit.
Në fazën e parë të aplikimit nuk ka kërkesa për dokumentacion, mirëpo NMVM-të të cilat e kalojnë fazën e shqyrtimit fillestar të procesit të përzgjedhjes do të ju kërkohet dorëzimi i dëshmive/dokumentacionit të mëposhtëm. Dëshmitë kërkohen për tu dorëzuar vetëm nga aplikantët vetëm nëse përzgjidhen për të vazhduar më tutje.
Të gjitha dokumentet do të dorëzohen në format elektronik, online!
Informatat e tjera
Mbështetja për procesin e aplikimit është në dispozicion përmes email adresës: [email protected]
Palët e interesuara, respektivisht NMVM-të që kanë aplikuar apo kanë përgatitur aplikimin nuk mund të paragjykojnë në asnjë formë asnjë të drejtë nga kjo thirrje, përveç të drejtave të cilat janë arritur në pajtim me DIG-4K dhe anëtarët e konosrciumit në formë të shkruar [Njoftimi për përzgjedhje dhe Memorandumi për Bashkëpunim]. Memorandumi për Bashkëpunim është dokumenti përfundimtar i procesit të përzgjedhjes së aplikantëve, i nënshkruar nga pala përfituese dhe DIG-4K dhe specifikon përfitimet që rrjedhin nga kjo thirrje si dhe obligimet përkatëse të palëve.
DIG-4K apo patneri implementues ALT Sh.P.K mbajnë të drejtën e plotë të refuzimit të aplikimit të cilësdo NMVM-je apo ndërprerjes së procesit në çdo kohë pa ndonjë sqarim apo kompensim!
Shënim: Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës përmes iniciativës #DIG-4K e cila zbatohet në kuadër të Rrjetit Evropian të Qendrave të Inovacionit Digjital (EDIH) nën koordinim të ITP-së dhe partnerëve implementues të DIG-4K të listuar më lartë. Shërbimet do të ofrohen nga anëtarët e konsorciumit të përbërë nga organizata të ndryshme të përqëndruara në mbështetjen e ndërmarrjeve për të digjitalizuar aktivitetet e tyre biznesore.
Shtojca 1
“Kriteret – Procesi i aplikimit dhe procedurat”
Hyrje
Ky dokument paraqet kushtet minimale për aplikim dhe kriteret për hartimin e listës së aplikantëve, vlerësimin dhe përzgjedhjen e 80 NMVM- ve që do të mbështeten në procesin e digjitalizimit. Këto kritere janë vendosur në përputhje me qëllimin e Programit të Rrjetit të Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIH), pjesë e Digital Europe Programme, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Qëllimi
Vendosja e kushteve dhe kritereve për përzgjedhje synon të mundësojë regjistrimin, shqyrtimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e NMVM-ve që aplikojnë për mbështetje, me qëllim krijimin e një liste të plotë të aplikantëve nga e cila do të përzgjidhen të paktën 80 ndërmarrje për mbështetje. Për këtë arsye, ky proces është projektuar të jetë transparent, objektiv dhe i bazuar në kritere të qarta dhe relevante, në përputhje me objektivat e projektit dhe rregullat procedurale. Në total, projekti parasheh mbështetjen e 80 NMVM-ve përmes ofrimit të ekspertizës për vlerësimin e maturitetit digjital dhe hartimit të strategjisë për transformimin digjital; më saktësisht, aplikimi dhe përzgjedhja janë aktivitete të bazuara në konkurencë, dhe i nënshtrohen tërësisë së komunikuar të kritereve.
Kushtet minimale për aplikim të NMVM-ve
Të drejtë aplikimi për mbështetje nga ky projekt kanë të gjitha NMVM-të e regjistruara në Kosovë. Për qëllimet e këtij projekti, ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme konsiderohen ato që përmbushin kriteret sipas Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, neni 5:
Ndërmarrjet të cilat demonstrojnë potencial për rritje të mëtejshme të biznesit apo rritjen e konkurrueshmërisë përmes futjes dhe përdorimit të paisjeve dhe teknologjive digjitale; Ndërmarrjet e motivuara për të ndjekur transformimin digjital dhe përmirësimin e modelit të biznesit, të proceseve, për të rimenduar dhe modernizuar kulturën e të bërit biznes dhe të përvojave të konsumatorëve/blerësve, si dhe ndërmarrjet të cilat janë të përkushtuara për procesin dhe rrugëtimin e transformimit digjital të biznesit përgjatë periudhës implementuese gjashtëmujore (së paku në formën e kontributit financiar apo jofinanciar përmes dedikimit të kohës së personelit).
Sektorët prioritarë – NVMV-të
Nga pikëpamja sektoriale, projekti është gjithëpërfshirës, por disa sektorë vlerësohen si me interes strategjik si: financat (e-komerc, fintech), shëndetësia, arsimi, mjedisi, bujqësia, bioteknologjia, industria kulturore dhe kreative, qytetet e mençura (Smart Cities) dhe sektorë tjerë. Megjithatë, NMVM-të nga sektorë të tjerë gjithashtu kanë të drejtë të plotë për aplikim.
Si objektiv i rëndësishëm social i projekteve zhvillimore, me interes të theksuar është poashtu edhe mbështetja e NMVM-të në pronësi të grave apo NMVM-të të cilat punësojnë gra si pjesë e politikave për barazi gjinore.
Janë dy tërësi të kritereve për përzgjedhje këtë projekt:
(1) Kushtet minimale, të cilat shërbejnë për të cilat shërbejnë për regjistrimin e NMVM-ve në listën e aplikuesve.
(2) Kriteret për vlerësim paraprak të aplikimeve me qëllim të listimit në listën e ngushtë të 80 NMVM përfituese.
Faza I – Regjistrimi fillestar i NMVM-ve aplikuese
Regjistrimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes formularit në linkun: APLIKO KËTU
Kushtet minimale I – e drejta për aplikim
Faza II – Listimi i 80 NMVM-ve
Vlerësimi i aplikimeve që kanë kaluar kushtet minimale, përgatitja e pasqyrës të përgjithshme të aplikantëve për ITP DIG-4K dhe përgatitja e listës së ngushtë të 80 NMVM për shqyrtim.
Formula e vlerësimit (maksimumi i pikëve për kriter: 2 pikë, totali maksimal: 8 pikë, totali minimum: 0 pikë)
Kriteret e vlerësimit II – Pikët për listim në Top 80
Përgatitja e listës me aplikacionet e 80 NMVM-ve fituese do të bëhet mbi bazën e rezultateve të vlerësimit (pikëve), nga maksimumi deri te minimumi, duke përcaktuar kufirin tek 80 NMVM-të e listuara më sipër. Në rastet kur NMV-të kanë numër të barabart pikësh, aplikohet parimi i përparësisë sipas kohës së dorëzimit të aplikacionit duke iu referuar datës dhe kohës së aplikimit (sipas dëshmisë elektronike kur janë dorëzuar).
Për aplikantët, NMVM-të të cilat kanë arritur që të përfshihen në listën e përzgjedhjes, do të kërkohën dëshmitë për informatat e dhëna gjatë aplikimit. Ky është kusht I domosdoshëm që paraprin nëshkriminin dypalësh të Memorandumit pët Bashkëpunim, përmes të cilit verifikohen deklarimet dhe sigurohet barazia ndërmjet palëve në këtë proces konkurrues.
Procesi i vlerësimit të aplikimeve është i vazhdueshëm, dhe do të bëhet çdo fundjavë nga dita e hapjes së thirrjes, konkretisht në datat 2 Maj, 9 Maj, 16 Maj, 23 Maj dhe 30 Maj. Vlerësimi bëhet nga Komisioni i Projektit i cili përbëhet nga anëtarët e komitetit teknik të konsorciumit, ku nga lista e aplikuesve në fund të periudhave javore do të procedohet me vlerësim dhe përzgjedhje. Ky proces do të përsëritet deri sa të arrihet numri prej 80 NMVM-ve për mbështetje apo të përfundojë afati i thirrjes (mbyllja e thirrjes publike), cilido kusht të plotësohet i pari!
NMVM-të e përzgjedhura do të kontaktohen për nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim dhe përcaktimin e veprimeve dhe planit të punës lidhur me pakon e përfituar të mbështetjes për transformim digjital (digjitalizim).