TERMAT E REFERENCËS
|
Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale
|
Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
|
Vendi: Prishtinë |
Raporton tek: Menaxheri i Programit |
Datë: Maj - Tetor, 2025 (15 ditë pune) |
- Informacione të përgjithshme
|
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
- Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
- Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
- Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
- Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.
|
- Informacione rreth projektit
|
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.
Përmes Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale, synohet të mirëmbahet dhe forcohet rrjeti i sigurisë sociale në Kosovë për të reduktuar varfërinë dhe për të inkurajuar punësimin. Ky ligj ka për qëllim të promovojë përfshirjen dhe barazinë, si dhe të eliminojë diskriminimin. Qeveria e Kosoovës ka zhvilluar dhe synon avancimin e mëtutjeshem të politikave dhe programeve sociale, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për skemat dhe politikat sociale, duke prioritizuar skemat e mbështetjes financiare - me qëllim sigurimin e mirëqenies sociale të fëmijëve, familjeve, grupeve të cenueshme, dhe qytetarëve, si dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Objektivi i shërbimit
Ministria përkatëse ka përgjegjësinë e përgjithshme për planifikimin dhe organizimin e mirëqenies sociale, niveli lokali është përgjegjës për ofrimin e tyre tek përfituesit, duke luajtur kështu një rol kyc në sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve, duke përfshirë edhe grupet e tjera të cenueshme. Për këtë arsye, Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal në fushën e përfshirjes dhe mbrojtjes sociale. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe natyrën e rëndësishme të mirëqenies sociale, është e domosdoshme të zhvillohet një plan veprimi që të jetë sa më i plotë dhe gjithëpërfshirës, i cili kërkon pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e të gjithë akterëve përkatës. Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin, duke siguruar që plani i veprimit të adresojë parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e cenueshmërive ekonomike dhe sociale nga varfëria në komunën e përzgjedhur.
|
PËRSHKRIMI I PUNËS: |
- Funksione thelbësore të konsulencës:
- Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
- Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
- Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
|
- Përgjegjësitë:
|
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe partnerët, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:
- Kryerja e një analize gjithëpërfshirëse të të dhënave/kornizës ekzistuese, politikave dhe dokumenteve relevante në lidhje me përfshrijen dhe mbrojtjen sociale në vend;
- Bazuar në nevojat e identifikuara të komunës së përzgjedhur (Komuna e Fushë Kosovës) në fushën e mirëqenies/përfshirjes dhe mbrojtjes sociale, të bëhet hartimi i draftit të parë të planit të veprimit (2025-2028), duke siguruar përfshirjen e praktikave më të mira në sigurimin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme, sipas standardeve dhe politikave të Qeverisë ose ministrive përkatëse, dhe përafrimin me politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare;
- Harmonizimi i objektivave të ndërlidhura me ato të strategjisë dhe Planit të Veprimit të nivelit qendror për mirëqenie dhe përfshirje sociale;
- Koordinimi dhe lehtësimi i një punëtorie konsultative me grupin e caktuar punues për të konsoliduar inputet për planin e veprimit, duke siguruar një diskutim proaktiv dhe kontribut përmbajtësor;
- Përfshirja e komenteve të grupit punues, stafit nga TdhK dhe partnerët, dhe palëve të tjera të interesuara në dokument, dhe finalizimi i versionit përfundimtar të dokumentit.
- Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit për të vlerësuar zbatimin dhe ndikimin e planit të veprimit në komunën e përzgjedhur;
- Marrja pjesë në takime dhe ofrimi i raporteve dhe përditësimeve të rregullta sipas nevojës mbi ecurinë e punës për TdhK dhe ministrinë përkatëse.
- Respektimi i afateve dhe planit të punës të rënë dakord;
- Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me Tdhk dhe partnerët;
- Mbajtja e një qasje neutrale dhe profesionale vazhdimisht;
- Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e fëmijëve.
|
- Koha
|
Detyra është paraparë të kryhet brenda 15 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji maj – tetor, 2025.
Aktiviteti
|
Nr. i ditëve
|
Kryerja e një analize gjithëpërfshirëse të të dhënave/kornizës ekzistuese, planeve pasuese të veprimit, politikave dhe dokumenteve relevante në lidhje me përfshrijen dhe mbrojtjen sociale. Kryerja e një shikimi të plotë të legjislacionit, literaturës, politikave dhe praktikave ekzistuese në lidhje me përfshrijen dhe mbrojtjen sociale, duke u fokusuar në vazhdim në identifikimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballet komuna e përzgjedhur në këtë fushë. |
3
|
Bazuar në nevojat e identifikuara të komunës së përzgjedhur (Komuna e Fushë Kosovës) në fushën e mirëqenies/përfshirjes dhe mbrojtjes sociale, të bëhet hartimi i draftit të parë të planit të veprimit, duke siguruar përfshirjen e praktikave më të mira në sigurimin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme, sipas standardeve dhe politikave të Qeverisë ose ministrive përkatëse, dhe përafrimin me politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare.
|
3
|
Koordinimi dhe lehtësimi i dy punëtorive konsultative me grupin punues për të konsoliduar inputet për planin e veprimit, duke siguruar një diskutim proaktiv dhe kontribut përmbjatësor |
2
|
Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit për të vlerësuar zbatimin dhe ndikimin e planit të veprimit në komunën e përzgjedhur.
|
3 |
Reflektimi i komenteve dhe sugjerimeve nga grupi punues, stafi i TdhK-së, dhe stafi kompetent nga ministria përkatëse, si dhe dorëzimi i versionit përfundimtar të planit të veprimit (2025-2028).
|
2 |
Raporti përfundimtar, duke përfshirë pasqyrën e të gjithë procesit; arritjet kryesore, sfidat, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet.
|
2
|
Totali
|
15
|
* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, partnerëve, dhe Terre des hommes në Kosovë.
|
- Kriteret e Përzgjedhjes
|
- Diplomë master në drejtësi, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjajshme;
- Të ketë përvojë të dëshmuar në përpilimin e dokumenteve të politikave, planeve të veprimit ose strategjive në nivel lokal. kombëtar ose ndërkombëtar – me fokus në fushën e përfshrijes dhe mbrojtjes sociale;
- Të ketë njohuri të sistemit të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale në Kosovë dhe ligjeve në fuqi.
- Të ketë aftësi për të udhëhequr punën dhe për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse në fushën e kërkuar;
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe - njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe konceptuale;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe komunikim;
- Të ketë përvojë dhe punë të dëshmuar me institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që kanë fokus mirëqenien, përfshirjen dhe mbrojtjen sociale;
- Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
- Të këtë përvojë në lehtësimin e punëtorive, aftësi prezantuese efektive dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur audiencave me prejardhje të ndryshme;
- Materiale të publikuara të dokumentuara;
- Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
- Njohja e kontekstit në Kosovë dhe rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh i fuqishëm.
Kriteret
|
Maksimumi i pikëve
|
Përvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV). Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.
|
30
|
Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit është e përshtatshme, ndërsa plani i punës është real dhe e përmbush qëllimin.
|
35
|
Oferta financiare
|
35
|
Totali
|
100
|
|
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]
- CV professionale në gjuhën angleze;
- Një letër të motivimit;
- Metodologjinë e punës;
- Ofertën financiare neto;
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 25 prill deri më 8 maj, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale” në subjekt të email-it.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
|