Konkurs i hapur
Mësimdhënës në PhD në (Psikologji, Biokimi Mjekësore, Fizioterapi, Kimi, Biologji, Dermatologji, Arkitetkurë, Farmaci, Biznes Dhe Menaxhment, Juridik, Shkenca Kompjuterike, Infermieri, Shëndet Publik, Fizioterapi, Ekonomi, Dizajn Interieri)
Kolegji Universum O.P
Bazuar në kërkesat e Kolegji Universum - KU, në Ferizaj, Neni 24 paragrafi 2 të Statutit të Kolegjit Universum, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i Kolegji Universum - KU, shpall:
KONKURS
për këto pozita me orar të plotë dhe të pjesshme për degën në Ferizaj:
- PhD në Psikologji
- PhD në Biokimi Mjekësore
- PhD në Fizioterapi
- PhD në Kimi
- PhD në Biologji
- PhD në Dermatologji
- PhD në Arkitekturë
- PhD në Farmaci
- PhD në Biznes dhe Menaxhment
- PhD në Juridik
- PhD në Shkenca Kompjuterike
- PhD apo Master në Infermieri
- PhD në Shëndet Publik
- PhD apo Master në Fizioterapi
- PhD në Ekonomi
- Phd apo Msc. në Shkenca Kompjuterike
- Master në Dizajn Interieri
- Master në Multimedia/Animacion
Kriteret për poziten e mësimdhënësit:
- Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe diplomë të nostrifikuar (nëse është marrë jashtë vendit), si dhe së paku një punim shkencor si autor i parë ose korrespondent në revista të indeksuara në Web of Science ose Scopus.
- Kandidati/ja me studime të përfunduara master duhet të posedojë diplomë të nostrifikuar (nëse është marrë jashtë vendit) dhe së paku 5 vite përvojë pune në fushën përkatëse, të dëshmuar me kontratë pune ose vërtetim nga institucioni përkatës.
- Për pozitat 14, 15 dhe 16, kualifikim i pranueshëm është edhe diploma Master në fushën përkatëse, së bashku me përvojën profesionale të kërkuar sipas kritereve të konkursit.
- Leje qëndrimi dhe leje pune për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentet e kërkuara:
- Diploma e të gjitha niveleve
- CV
- Nostrifikimi i diplomës
- Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës
- Afati për dërgimin e dokumenteve: 20 Maj 2026.
- Të gjitha dokumentet të dërgohen në email: [email protected]