📞 Thirrje për Aplikim: Agjent i Shitjes përmes Telefonit (2 Pozita) – Prishtinë
Alcedrix SH.P.K.
Rreth Nesh:
Alcedrix është kompani me seli në Prishtinë që merret me shpërndarje dhe marketing të produkteve parafarmaceutike si suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike. Si pjesë e planeve tona zhvillimore, jemi në kërkim të dy Agjentëve të Shitjes që do të kontribuojnë në zgjerimin e prezencës së produkteve tona në tregun vendor.
✅ Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontaktimi i klientëve potencial dhe ekzistues për t’i informuar për ofertat tona.
- Trajtimi i pyetjeve rreth produkteve dhe kompanisë.
- Kuptimi i kërkesave të klientëve për të finalizuar shitjet.
- Bashkëpunim me ekipin e shitjes në terren, kur është e nevojshme.
- Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistem.
- Marrja dhe përpunimi i porosive në mënyrë të saktë.
- Trajtimi i ankesave për të ruajtur imazhin dhe reputacionin e kompanisë.
- Mbajtja e evidencës së thirrjeve dhe shitjeve, si dhe ndarja e informacionit të vlefshëm.
- Përfaqësimi profesional i kompanisë në çdo kontakt me klientin.
🧾 Kërkesat:
- Të jeni banor/e i/e Kosovës.
- Të keni përvojë pune në shitje përmes telefonit (preferohet në industrinë farmaceutike).
- Diplomë universitare ose në vitin e fundit të studimeve.
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim në arritjen e objektivave.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Patentë shoferi – Kategoria “B” (e preferueshme).
- Gatishmëri për të udhëtuar jashtë vendit për trajnime.
- Të mos jeni të përndjekur penalisht.
💼 Çfarë Ofrojmë:
- Paketë atraktive përfshirë pagë fikse dhe bonus bazuar në performancë.
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
- Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
📩 Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes formularit në:
👉 https://alcedrix.com/karriera/
Ju lutemi bashkëngjitni edhe CV-në tuaj gjatë aplikimit.
Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025
📌 Zyrtar Financiar dhe Administrativ (1 pozitë)
Vendndodhja: Prishtinë
Orari: I plotë
Përshkrimi i punës:
Zyrtari Financiar dhe Administrativ do të ketë rol kyç në menaxhimin e financave të përditshme të kompanisë dhe funksioneve të përgjithshme administrative.
Detyrat kryesore:
- Regjistrimi i shpenzimeve dhe të ardhurave në sistem
- Përgatitja e raporteve mujore financiare
- Mbështetje në përgatitjen e dokumenteve për tatime dhe kontabilitet
- Menaxhimi i faturave, arkivave dhe dokumentacionit zyrtar
- Mbikëqyrja e kontratave dhe shpenzimeve administrative
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet apo fushë të ngjashme
- Minimum 2 vite përvojë pune në role të ngjashme
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve financiare (p.sh. Excel, software kontabël)
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe përpikëri ndaj detajeve
💼 Çfarë Ofrojmë:
- Pagë atraktive në bazë të nivelit të punës.
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
- Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
📲 Apliko tani në: www.alcedrix.com/karriera
🗓️ Afati i fundit: 25.05.2025
📌 Zyrtar i Depos / Administratë Magazinë (1 pozitë)
Vendndodhja: Prishtinë
Orari: I plotë
Përshkrimi i punës:
Kjo pozitë ka për qëllim mbështetjen e proceseve ditore në magazinë, duke siguruar që të gjitha hyrje-daljet e produkteve të dokumentohen me saktësi dhe efikasitet.
Detyrat kryesore:
- Regjistrimi i pranimeve dhe daljeve të produkteve në sistem
- Mbajtja e dokumentacionit të rregullt dhe të përditësuar të stokut
- Asistimi në proceset e inventarizimit
- Koordinimi me departamentin e shitjes dhe furnizimit
- Sigurimi që procedurat e magazinës të ndjekin standardet e kompanisë
Kualifikimet:
- Diplomë e mesme ose universitare (preferohet në Logjistikë, Administratë apo fushë të ngjashme)
- Përvojë në punë administrative apo në magazinë është përparësi
- Njohuri të sistemeve ERP ose softuerëve të menaxhimit të stokut
- Saktësi dhe përkushtim në punën me të dhëna dhe dokumente
💼 Çfarë Ofrojmë:
- Pagë atraktive në bazë të nivelit të punës.
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar pune: 08:00 – 16:00 | Ditët e punës: E Hënë – E Premte.
- Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
📲 Apliko tani në: www.alcedrix.com/karriera
🗓️ Afati i fundit: 25.05.2025