Termat e Referencës (ToR)
Për angazhimin e një Kompanie/Eksperti/eje në Menaxhimin e Biznesit Familjar
EKW fton kompanitë/ekspertët e interesuar në Menaxhimin e Biznesit Familjar, që të aplikojnë në kuadër të programit “Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi - EREA”, financuar nga ADA dhe mbështetur nga Caritas Zviceran në Kosovë.
Historiku
EKW është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2019 me selinë Prishtinë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për trajtimin e problemeve komplekse sociale, për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm socio-ekonomik, që përfshin edhe të drejtat e grave, për të shmangur rritjen e pabarazisë gjinore dhe për të siguruar edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm, në një mjedis gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.
Përmes iniciativave të ndryshme mbështetëse, EKW synon të përmirësojë përfshirjen ekonomike të grave,veçanërisht përmes vetëpunësimit, i cili mbetetnjë sfidë e rëndësishme shoqërore. Ne avokojmë për politikagjithëpërfshirëse gjinore në të gjithasektorët, me një theks të veçantë në krijimin e kushteve të favorshme për gratë në zonat rurale.
EKW në partneritet me Caritas Zviceran në Kosovë për mbështetjen e zbatimit të programit EREA, ka një rol kyç në përmirësimin e pozicionit të qëndrueshëm të grave ruraledhe grupeve të margjinalizuara të angazhuara në bujqësi në Kosovë.
Bujqësia është një sektor kyç në ekonominë e Kosovës, ku shumë biznese janë të udhëhequra dhe të drejtuara nga familjet. Megjithatë, shumë prej këtyre bizneseve përballen me sfida të mëdha në menaxhimin e tyre. Disa prej sfidave kryesore përfshijnë mungesën e njohurive dhe aftësive të mjaftueshme në planifikimin dhe menaxhimin strategjik, përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive, strategjive për zgjerimin e biznesit, si dhe vështirësitë në përshtatjen ndaj ndryshimeve në treg dhe teknologjive të reja. Këto sfida ndikojnë negativisht në efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e bizneseve familjare në sektorin e bujqësisë.
Fillimisht, është e rëndësishme të bëhet identifikimi i nevojave dhe sfidave brenda sektorëve të Produkteve pyjore jodrusore – bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave manore dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Një analizë e tillë do të ofrojë një pasqyrë nevojave dhe sfidave të ndryshme të këtyre sektorëve dhe bizneseve familjare që veprojnë në këta sektorë. Analiza e zhvilluar dhe takimi me biznesetfamiljare do të ndihmojë në zhvillimin e planit të mentorimit të personalizuar që i adresojnë ato. Përveç kësaj, procesi i mentorimit dhe përmirësimi i aftësive të menaxhimit të biznesit do të ndihmojë në fuqizimin e grave në bizneset përkatëse, duke i pajisur ato me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të pasur një rol më të fuqishëm brenda biznesit familjar, veçanërisht në aspektin e vendimmarrjes. Fuqizimi i tyre në këtë aspekt do të ketë ndikim pozitivnë funksionimin e përgjithshëm të bizneseve dhe do të kontribuojë në barazi më të madhe gjinore brenda strukturave të biznesit familjar.
Objektivi kryesor është mbështetja e bizneseve familjarepër të ngritur kapacitetet e tyre në menaxhimin e biznesit, në mënyrë që të adresojnë në mënyrë efektivesfidat unike me të cilatpërballen në kontekstin lokal. Kjo bëhet përmes mentorimit dhe trajnimeve të synuara për biznese familjare që operojnë në tre sektorët e bujqësisë (frutat manore: mjedra, boronica, dredhëza dhe frutat të tjera manore, produktet pyjore jo-drusore, bimët mjekësore dhe aromatike si dhe përpunimi i pemëve dhe perimeve). Qëllimi është forcimi i kapaciteteve të këtyre bizneseve për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësimi i operacioneve të tyre dhe zbatimi i zgjidhjeve praktike e të përshtatura me kontekstin lokal, që kontribuojnë në suksesin e tyre afatgjatë.
Konkretisht, objektivat janë:
Një fokus i rëndësishëm i këtij angazhimiështë fuqizimi i grave brendabizneseve familjare, veçanërisht në rritjen e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse. Trajnimi dhe mentorimi duhet të përshtaten në mënyrë që të nxisin zhvillimin e aftësive lidershipi dhe menaxheriale tek gratë, duke u mundësuar atyre të luajnë rol aktiv në drejtimin strategjik të biznesit. Kjo qasje kontribuon jo vetëm në barazinë gjinore, por edhe në forcimin e strukturës organizative dhe konkurrencës së bizneseve familjare.
Procesi i angazhimit fillon me identifikimin dhe analizimin e nevojave dhe sfidave brendasektorëve të produkteve pyjore jodrusore – bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave manore dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Kjo fazë do të mbështetet në të dhëna nga hulumtime ekzistuese dhe intervista me organizata që kanë përvojë dhe njohuri në këto fusha.
Mentorimi do të zhvillohet në bazë të një qasjeje praktike dhe pjesëmarrëse. Fillimisht, do të organizohen takime individuale me çdo biznes familjar për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat specifike të tyre. Bazuar në këto takime, për secilin biznesdo të hartohet një plan pune i personalizuar, i cili do të shërbejë si udhëzues gjatë gjithë procesit të mentorimit. Mentorimi do të ofrohet përmes sesioneve të rregullta individuale, asistencës teknike dhe udhëzimeve praktike për zbatimin e ndërhyrjeve të parashikuara.
Pas përfundimit të fazës së mentorimit, do të realizohen vizita monitoruese në terren për të vlerësuar progresin dhe për të analizuar ndikimine ndërhyrjeve të zbatuara. Në procesin e monitorimit do të jenë tëpërfshira edhe 3 (tri) biznesetfamiljare të përfshira në procesin e trajnimeve të mbajtura vitin e kaluar, 2024, për të kuptuar ecurin e tyre në bazë të trajnimeve paraprake. E gjithë puna do të përmbyllet me përgatitjen e një raporti përmbledhës, i cili do të përfshijë rezultatet e arritura, mësimet e nxjerra gjatë procesit dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kompania ose eksperti/ja e angazhuar do të jetë përgjegjës për:
Përgatitja e raportit përfundimtar që përmbledh të gjitha aktivitetet e realizuara, gjetjet kryesore, sfidat e identifikuara dhe rekomandimet për ndërhyrje të ardhshme. Raporti do të përfshijë gjithashtu vlerësimin e progresit të bizneseve të përfshira, përshkrimin e qasjeve të mentorimit dhe analizën e ndikimit të ndërhyrjeve. Pjesë e procesit të raportimit do të jenë edhe rishikimet e bëra në bazë të komenteve dhe sugjerimeve nga EKW dhe ekipi i EREAs, me qëllim që raporti final të reflektojë në mënyrëtë saktë dhe gjithëpërfshirëse përvojat dhe rezultatet e arrituragjatë projektit.
Rezultate e prituara:
Përshkrimi i punës dhe afati kohor:
Detyra pritettë përfundojë brenda4 muajsh, më së larguderi më 30 tetor 2025, duke ndjekurkëtë afat:
Muaji1: | Analiza e sektorëve për identifikimin e nevojave dhe sfidave specifike. |
Muaji1- 3: | Hartimi i planit përmentorim dhe zbatimi i mentorimit |
Muaji4: | Zhvillimi i planit dhe zbatimi i monitorimit, si dhe raportifinal. |
Koordinimi do të realizohet në mënyrë të rregullt mes të gjitha palëve të përfshira, për të siguruar që ndërhyrjet dhe aktivitetet të jenë të koordinuara dhe të zbatohennë mënyrë efektive.Kompania/eksperti do të punojë ngushtë me EKW dhe sipas nevojësme ekipin CACH/EREAdhe do të raportojë tek EKW.
Angazhimi parasheh udhëtime brenda territorit të Kosovës. Udhëtimet duhet të organizohen nga kompania/eksperti/ja dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit që lidhen me angazhimin do të mbulohen nga kompania/eksperti/ja i/e përzgjedhur.
Kompanitë/Ekspertët që aplikojnë duhet të plotësojnë kualifikimet e mëposhtme:
Kompanitë/Ekspertët e interesuar për këtë angazhim duhet të dërgojnë aplikimet e tyre me email me subjektin: "Aplikim për Mentorim në Menaxhimin e Biznesit Familjar”.
Aplikimi duhettë përfshijë dokumentet e mëposhtme:
Oferta duhet të dërgohet në dy emailatë ndarë:
Aplikimet e paplota ose aplikimet e pranuara pas afatit të dorëzimit nuk do të merren në konsideratë.
Vlerësimi i ofertave do të bazohetnë parimin e "vlerës më të mirë për paratë" duke përdorur një metodë vlerësimi të poentuar për të vlerësuar kombinimin e kualifikimit të aplikantëve (80%) dhe propozimit financiar (20%).
Do të zgjidhet propozimimë i përgjegjshëm/përputhshëm/i pranueshëm, pasi ka marrërezultatin më të lartëtë kombinuar nga një vlerësimteknik dhe financiari poentuar specifikpër kërkesën. Ofertatdo të vlerësohen bazuar në kriteret teknike dhe kriteret financiare.
Vetëm kompanitë/ekspertët që do të arrijnë pragun prej 60% të kualifikimit teknik dotë merren në konsideratë për vlerësimin financiar.
Oferta me çmiminmë të ulët do të marrë gjithsej20 %. Ofertat e tjerame çmime më të lartado të marrin pikët përkatëse sipas formulës së mëposhtme: 20 * (Çmimi më i Ulët / Çmimi i Propozuar).
Vlerësimi përfundimtar do të jetë shuma e pikëve të marra nga vlerësimi teknikdhe financiar. Kompania ose eksperti/ja që arrin rezultatin më të lartë në vlerësimin përfundimtar do të kenë mundësinë të nënshkruajnë një kontratë me EKW për realizimin e detyrës. Në rast se kompania ose eksperti/ja e shpallur fitues nuk arrijnë të nënshkruajnë kontratën, EKW do t'i ofrojë kontratën kompanisë ose ekspertit/es që kanë arritur rezultatin e dytë më të mirë gjatë procesit të vlerësimit.