Termat e Referencës
1 (një) Zyrtar Ligjor
Projekti: “Historia ime, Dinjiteti im”
Prapavija:
Projekti “Historia ime, Dinjiteti im: adresimi i diskriminimit dhe dhunës së bazuar në gjini te gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, implementohet nga Handikos Gjilan në partneritet me organizatën INKLUZIONI, Handikos Ranilug dhe Qendra për Inovacione dhe Zhvillim. Projekti në fjale financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti ka startuar me 29/12/2022 dhe do të zgjasë për tre vite.
Objektivi i përgjithshëm:
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në fuqizimin e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara dhe nënave vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të arritur të drejtat themelore për mbrojtje sociale dhe gjithpërfshirje.
Objektivat Specifike:
Të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në shërbime publike dhe të specializuara për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësitë kufizuara që kanë përjetuar incidente diskriminimi dhe të dhunës së bazuar në gjini.
Pozita e punës:
Pozita e punës së Zyrtarit Ligjor organizohet në kuadër të organizatës INKLUZIONI për periudhën duke filluar nga 01/06/2025 deri më 31/12/2025 me mundësi vazhdimi dhe është e paraparë si angazhim i pjesshëm me 50 për qind të orarit.
Vendi i punës. Pozita e punës është me qendër në Gjilan, por kërkohet ofrimi i shërbimeve në terren në 12 komunat të përfshira në projekt si vijon: Gjilan, Kamenicë, Viti, Klokot, Ranillug and Partesh, Novobërd, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpca dhe Shtime.
Detyrat:
Kriteret ,kualifikimet, eksperienca:
Kandidatët e interesuar duhen të paraqesin për apikim dokumentet si vijon:
Metoda dhe afati i fundit për aplikim :
Kandidatët e interesuar duhet të realizojnë procesin e aplikimit më së largu deri më datë 20.05.2024 duke dërguar dokumentet e kërkuara në në email adresën: [email protected]. Subjekti ne email me rastin e aplikimit duhet të jetë si vijon: Aplikacioni_Historia ime, Dinjiteti im.
Apliko shpejtë përmes sistemit!